Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë  masivin pyjor të fshatit Koçaj në Fushë Bulqizë, në vendin e qujtur “Ura e livadheve të karajt”.

 

Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka djegur me dhjetëra hektare pyje dhe kullota.

 

Terreni i vështirë e ka bere të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Për këtë arsye eshte kërkuar ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit.

 

Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet të jetë nje zjarrvënie e qëllimshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re