Skip to content

Digjen tre makina në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton se dy nga makinat janë djegur plotësisht ndërsa një tjetër pjesërisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, kur shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në dy automjete. U konstatua se kishin marrë flakë dy vetura dhe se rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara.

Dy zjarrfikëse u vunë në dispozicion dhe menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur në mjetet e tjera. Gazetari raporton se shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.