Një autobus i firmës “Alba Shoes Group” i cili mundësonte transportin e punonjësve është shkrumbuar nga flakët në Fier.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Peshtan Shtanas të njësisë administrative Levan.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por që sipas banorëve dhe vetë drejtuesit të këtij mjeti është shprehur se zjarri mund te këtë qenë i qëllimshëm. Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të këtij zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re