Skip to content

Digjet automjeti i një gruaje në Shkodër, zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet është djegur gjatë natës në Shkodër.

Sipas njoftimit të dhënë nga forcat e rendit, makina në pronësi të shtetases A.L e cila ishte parkuar pranë shtëpisë së saj në rrugën “ Qemal Dracini” është djegur pjesërisht, pavarësisht ndërhyrjes se zjarrëfikësve.

Mendohet se zjarri në mjet ka qënë I qëllimshëm pasi janë gjetur gjurme të lëndës djegesë.

 

Njoftimi I policisë:

.

“Me datë 18.09.2018, ora 01.30, jemi njoftuar se në lagje “Vojo Kushi “ ka rënë zjarr në automjetin tip Ford me targë AA 368 RA, i cili është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetases A. L. banuese në fshatin Stajke bashkia Vau i Dejës”informon policia.

 

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve për të zbardhur ngjarjen.