Një automjet ka marrë flakë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Dyshohet se shkak për shkrumbimin e automjetit tip “Mercedes Benz” është bërë një defekt elektrik.

 

Drejtuesi i automjetit po udhëtonte së bashku me familjen, por ka mundur të pikas tymin në kohë, duke evituar një tragjedi. Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja, e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re