Një automjet i parkuar para një banese është djegur në orët e para të së enjtes në Korçë.
Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë tregojnë një person që i vë zjarrin makinës, duke i hedhur lëndë djegëse në pjesën e përparme të saj.
Vetë personi që ndezi shkrepësen, duket se ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.
Deri më tani autori nuk është identifikuar, ndërsa nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të zonës.
Pronari i mjetit është Klodian Cacani, i cili nuk ka precedentë penalë.
