Një e moshuar 85 vjeçare humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, pasi banesa ku ajo jetonte u përfshi nga flakët. Zjarri ra rreth orës 21:00 në fshatin Bitincke te Devollit dhe sipas policisë, gruaja ka humbur jetën prej flakëve.
 
Viktima është Shyqyrie Bleta, e cila prej shume vitesh jetonte e vetme ne shtëpi, pasi djali i saj banon ne Durrës.
 
Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga një furnele elektrike, te cilën e  moshuara e përdorte per ngrohje. Fqinjët kanë pare flakët dhe kanë lajmëruar forcat e policisë dhe zjarrfikëset, por ndërhyrja nuk e shpëtoi dot te moshuarën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re