Skip to content

Digjet banesa në Elbasan, rrezikohet edhe një apartament (Foto)

ELBASAN

Një banesë e braktisur është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Çlirimi’, pranë bashkisë së Elbasanit.

Zjarri rrezikon të shkaktojë dëme edhe në apartamentet e një pallati  që gjendet ngjitur me banesën e braktisur, në një zonë tejet të banuar të qytetit.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur tre makina zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.

(d.d/BalkanWeb)