Një banesë është djegur pothuajse plotësisht në një fshat të bashkisë Prrenjas në orët e para të mbrëmjes së shtunë.

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në fshatin Rrajcë Fushë të Njësisë Administrative Rrajcë, 8 km larg qytetit të Prrenjasit.

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike e gjithë banesa e Xhevat Çukut është “pushtuar” nga flakët në brenda pak minutave. Familjarët kanë konstatuar luhatjet e tensionit , por nuk e kanë menduar se ato do ishin fatale për shtëpinë e tyre.

Fillimisht flakët janë shfaqur në koridor dhe më pas janë përhapur kudo. Pas kësaj të alarmuar të gjithë familjarët kanë dalë nga banesa me përjashtim të gjyshes së shtëpisë që ndodhej në gjumë. Ka qenë shumë e vështirë futja mes flakëve në banesë dhe nxjerrja që andej e të moshuarës. Fatmirësisht e moshuara është nxjerrë pa pasoja nga flakët, ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re