Një automjet i llojit furgon është djegur pasi është përfshirë nga flakët.

Sipas informacionit zyrtar, automjeti tip furgon Volkswagen Kaddy ka marrë flakë teksa qëndronte i parkuar në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit të Vlorës.

Makina rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet F.P., ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.

Njoftimi i policisë

Në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P.

Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.

(Foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re