Një furgon me targa të Vlorës u  përfshi nga flaket mbrëmjen e së premtes ne lagjen “10 korriku” ne qytetin bregdetar. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para flasin për një defekt teknik te automjetit i cili transportonte mallra.
 
Ne vendngjarje  shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të munduar shuarjen e flakëve.
 
Rastet e djegies se mjeteve ne qytetin e Vlorës kane qene te shumta kohet e fundit. Ne shumicën e rasteve kane qene zjarrvënie te qëllimshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re