Pak pas mesnatës, rreth orës 00:45 në lagjen “24 Maji” në Vlorë një automjet është djegur.

Policia njofton se makina tip “Audi” në pronësi të një vajze 23 vjeçe është djegur plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re