Është djegur gjatë natës automjeti i kryeplakut të fshatit Fushë Derven në Krujë. Bëhet me dije se makina tip Mercedez Benz me targë AA 331 EH, benzinë- gaz është djegur dhe kanë qenë fqinjët ata që i kanë njoftuar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 01:50, ndërkohë që pronari i mjetit është shtetasi P.Gj.

Në momentin e ngjarjes, kryeplaku me familjen e tij nuk kanë qenë në shtëpi. Është dashur të këputet dryni i derës së oborrit për t’u futur e shuar flakët.

Sipas policisë, shkak mund të jetë një defekt teknik, por nuk përjashtohet mundësia të jetë një zjarrvënie e qëllimshme, edhe pse i zoti i makinës ka deklaruar se nuk ka probleme.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re