Një makinë është djegur gjatë natës në Delvinë. Sipas policisë në lagjen “9 nëntori”, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”,  në pronësi të shtetasit L. K.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”,  në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re