Një makinë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme te Kthesa e Kamzës.

Makina ka qenë e parkuar kur u përfshi nga flakët.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i shpërthimit të makinës në flakë ka qenë një defekt teknik.

“Gjatë natës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një defekti në pjesën e baterisë ka marrë flakë mjeti i parkuar në përdorim nga Xh.A.” thotë policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re