TIRANË- Elbasani është zgjuar nga flakët mëngjesin e sotëm. Një automjet luksoz me targa të Tiranës është djegur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Policia njofton se sot rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të biznesmenti Agron Balukaj, 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re