Rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit një automjet tip Audi është përfshirë nga flakēt .

Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale automjeti me tagë AA 774 TE rezulton në pronësi të shtetasit të identifikuar si Marsel Karanxha.

BalkanWeb mëson se ky automjet ishte i parkuar pranë banesës ku jeton Karanxha. Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga flakët automjeti është djegur pjesërisht pasi ndërhyrje e shërbimit zjarrfikës ishte e menjëhershme.Pak ditë më parë në këtë lagje po pasmesnate u dogj makina e një punonjësi policie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re