Skip to content

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

WhatsApp Image 2022 05 17 at 7.54.02 AM

Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë.

 

Mësohet se rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.