Një 85 vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të mërkure, pasi banesa ku ai jetonte është përfshirë nga flaket. Zjarri ra rreth orës 11:15 në fshatin Rrile të Lezhës dhe sipas policisë, i moshuari ka humbur jetën prej flakëve. Viktima është Gjet Deda, 85 vjeç.
 
Për shkak të moshës së thyer, i moshuari nuk ka mundur të dale dot nga dhoma. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Gjet Deda ka qenë vetëm në banesë. Shërbimi zjarrfikës dhe policia kane mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se zjarri ishte shkaktuar nga cigarja qe ishte harruar prej te moshuarit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re