Home SHQIPERIA Digjet makina e kryebashkiakut Fran Frrokaj

Digjet makina e kryebashkiakut Fran Frrokaj

0

Një makinë fuoristrade që përdorej nga kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj është përfshire nga zjarri. Përhapja me shpejtësi e flakëve dogji edhe një tjetër mjet “Mercedes Benz” që ishte i parkuar pranë makinës se Frrokajt. Ngjarja ndodhi  pak pas mesnate në lagjen “Besëlidhja”, ne nje parking pallati.

 

Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet dhe mundësia që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik, pasi makina kishte vetëm 30 minuta që ishte parkuar. Në dëshminë e tij, kryebashkiaku Frrokaj ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë person. Ndërkohë mësohet se automjeti i djegur ishte marrë në përdorim nga Bashkia e Lezhës dhe nuk ishte ne pronësi te Frrokajt.