Një makinë është djegur pak para mesnate në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

 

Mjeti tip “benz”, në pronësi të Arjan Zengos, ishte parkuar në rrugë kur u përfshi nga flakët. Si pasojë makina u shkrumbua totalisht.

 

Zjarrëvënia sipas policisë, ishte e qëllimshme, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Pronari i makinës, Arjan Zengo, rezulton me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe kjo është hera e dytë që atij i djegin automjetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re