Një tjetër automjet është djegur këtë herë në qytetin e Lezhës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku një makinë tip benz u  përfshi nga flakët.
 
Sipas policisë, mjeti është në pronësi të një 28-vjeçari nga qyteti i Lezhës. Policia bën me dije se makina ishte e parkuar pranë banesës së te riut. Nga hetimet e para, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije ne sistemin elektrik.
 
Megjithatë pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut qe shkaktoi zjarrin ne makinën benz.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re