Një makinë ka marrë flakë në ecje mesditën e kësaj të diele në Rinas. Sipas policisë mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

“Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re