Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialiet M.M., i cili është parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por nuk përjashtohet që të jetë zjarrvënie me qëllim.

Ndërkohë policia ka njoftuar se “grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re