Një 16 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Selanik të Greqisë mëngjesin e sotëm, pasi shtëpia ku banonte u përfshi nga flakët.

Sipas mediave greke, adoleshenti ishte invalid dhe nuk lëvizte dot, duke shkaktuar edhe vdekjen e tij.

Zjarri ka ndodhur në orën 11:00 të paradites, në një apartament në katin e tretë të një pallati, në rrugën “Natsina”. Mësohet se i riu është gjetur i karbonizuar.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re