Digjet mbrëmjen e të martës një njësi shërbimi në Jalë të bashkisë Himarë.

 

Sipas informacionit paraprak nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë,shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

 

Si pasojë  zjarri  ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel ,ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike .

 

Efektivët zjarrfikës  me dy mjete  kanë mundur  të lokalizpjnë e më pas të shuajnë flakët.Godina që shërbente si kuzhinë,bar ,restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë ,shumë pranë shëtitores së saj.

 

Nuk raportohen njerëz të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

 

Burime nga Jala bejnë me dije se kjo godinë që është djegur , gjatë sezonit veror shërbente për te rinjte e LRI, sot te rinjte e Partise se Lirise.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re