Skip to content

Digjet një makinë në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është djegur mbrëmjen e së martës në Durrës.

 

Sipas policisë bëhet me dije se makina ishte në pronësi të një 24-vjeçareje me iniciale M.Ç.

 

Dyshimet paraprake të policisë janë se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme. Ndërkohë, 24-vjeçarja me inicialet M. Ç në dëshminë e saj, në polici ka treguar se nuk ka patur konflikte me njeri.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.