Një tjetër makinë është djegur nga flakët.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Lungomare, Vlorë, ku një makinë tip ‘Lancia’ është djegur e gjitha nga zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë konsullatës italiane në qytetin bregdetar.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ra në makinën me targa AA 550 ET.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re