Foto ilustruese

Një makinë është djégur pas mesnatës së kaluar në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale P.Gj, kryeplak i fshatit Derven në Krujë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Mjeti tip “Benz” ishte i parkuar pranë banesës dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të zotin e saj kur kanë parë flákët, ndërkohë ky i fundit ka deklaruar se nuk ka kónflikte me askënd.

“Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djégur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Grupi heétimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton pólicia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re