Zjarri ka përfshirë katin e 3 të  kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati. Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi  zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.

Nga zjarri rrezikoheshin  edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpinë 3 katëshe. Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re