Një vatër zjarri është shfaqur kete te premte në pyllin me pisha në ish komunën e Tërpanit, Bashkia Poliçan.

Zjarri është shfaqur fillimisht në një zonë e quajtur zona e Çorigjafit më pas ka vijuar në shkure e ferra , e me pas flakët kanë përshkruar pyllin me pisha.

 

Kanë qënë rojet e pyjeve të AZDM dhe çobanët e zonës që kanë lajmëruar sherbimin zjarrefikes Poliçan për rënien zjarrit.

 

Por rruga për të shkuar në Tërpan kalon nga Bashkia Berat duke i vonuar për më shumë se gjysmë ore mjetet.

 

Flakët e zjarrit jan përhapur me shpejtësi të ndihhmuara nga era dhe temperatura e lartë në pyjet e Tërpanit duke dëmtuar sipërfaqet me shkurre dhe pyje me pisha.

 

Pranë zjarrfikësve të Poliçanit kanë shkuar për ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit në këto momente mendohet se zjarri është vën nën kontroll por ende po punohet për fikjen e të gjitha vatrave të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re