Zjarri i rënë në një banesë njëkateshe në Malësinë e Madhe ka lënë në qiell tëhapur një familje të madhe.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marten në fshatin Gruemirë.

Sipas të dhënave të mara nga Vizion Plus në vendngjarje, për fat të mirë nuk ka pasur njerez të lënduar në këtë shtëpi ku jetojnë 6 pjestarë të një familjeje.

Dëmet material gjithsesi janë të mëdha pasi shtëpia ka dalë jashtë funksionit dhe nevojitet një rikonstruksion total që ajo të bëhet e banueshme.

Një fatkqeqësi që kërkon ndërhyrjen e institucioneve, në mënyrë të vecante të Këshillit Bashkiak të Malësise së Madhe që ka të gjithë hapësiren e nevojshme ligjore për të miratuar një fond për këtë rast fatkeqësie të kësaj familje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re