Skip to content

Digjet shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë për mrekulli

Një familje prej tre anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzaishte në njësinë administrative të Velçanit në Mokër dhe për pasojë banesa tashmë është bërë e pabanueshme.

Kryefamiljari Luan Karasali dhe familja e tij kanë qenë në gjumë në kohë kur kanë arritur të ndjejnë zhurmën e flakëve që kishin përfshirë banesën.

Anëtarët e familjes Karasali kanë mbetur në qiell të hapur dhe për momentin po strehohen tek të afërmit. Sipas të dhënave nga njësia Velçan, në zonë ka shkuar grupi i emergjencave civile të cilët po bëjnë edhe vlerësimin e dëmeve për të ndihmuar më pas familjen në riparimin e shtëpisë dhe orendive shtëpiake.

Familja rezulton të jetë mjaft e varfër dhe vetëm me ndihmë ekonomike, çka do të thotë se mundësitë e tyre për ta rregulluar banesën janë zero.