Ministri Blendi Gonxhja, në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, u shpreh se digjitalizimi dhe inovacioni në vend po merren si model nga të tjerët.

Ai theksoi se Shqipëria s’është më një vend që përpiqet të arrijë të tjerët, por shikohet si shembull në rajon dhe më gjerë.

“Kjo është arritur me punë dhe me besimin se teknologjia është e ardhmja, jo vetëm e administratës sonë por e gjithë zhvillimit ekonomik”, theksoi ai.

Blendi Gonxhja: Sot Shqipëria nuk është një vend që përpiqet të arrijë të tjerët, por shikohet si shembull në rajon dhe më gjerë si qasje ndaj digjitalizimit dhe inovacionit, që po merret tashmë edhe si model nga të tjerët.

Kjo është arritur me punë dhe me besimin se teknologjia është e ardhmja, jo vetëm e administratës sonë por e gjithë zhvillimit ekonomik.

Fokusi ynë është i gjerë, edukimi digjital, sipërmarrja teknologjike, bashkëpunimi me sektorin privat, krijimi i kushteve për start up që ndërtojmë këtu dhe konkurrojnë me jashtë, krijimi i një Shqipërie që tenton të bëhet krijuese e teknologjisë.

Ky është momenti për të çuar me tej gjithçka kemi ndërtuar, investuar më shumë në burime njerëzore, për të mbështetur talentet dhe për ta kthyer Shqipërinë në pikë referimi për Evropën juglindore.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko