Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë së Lirië, Ilir Meta, i cili në një konferenë për mediat u shpreh se “të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë”, ndërsa ironizoi kreun e PD-së duke thënë se “nuk bëhesh i ri duke lyer flokët”.

Në një postim në X, kryedemokrati Basha shkruan se nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë.

“Një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, u shpreh Lulzim Basha.

Kreu i PD-së akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ilir Metën se janë në aleancë kundër SPAK dhe Reformës Zgjedhore.

Ai theksoi se “kur politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar mblidhen bashkë diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve”, duke shtuar se nuk e kanë betejën vetëm me PD-në, por mbi të gjitha me popullin.

Lexoni edhe: “Sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”- Ilir Meta ironizon Lulzim Bashën: Dihet kush është pazarxhiu, e ka në ballë

 

“Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.

Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga.

Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re