Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi duke iu referuar nenit 59 të Ligjit të Arsimit të Lartë, thotë se vendimi për ta zhvilluar mësimin online është në shkelje të këtij ligji.

“Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti? Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre?”,- pyet Vokshi duke shtuar se historia ka treguar që diktaturave fundi u vjen nga të rinjtë.

Statusi i Plotë

Një shkresë me firmën e një drejtori në Ministrinë e Arsimit ka vendosur për të ardhmen e studentëve dhe universitet online në shkelje të çdo ligji.

Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 59 përcakton:
Format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë:
a) Studime me kohë të plotë
b) Studime me kohë të zgjatur

Pra, Ligji nuk I njeh studimet në distancë (online).

Studentët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre nuk patën asnjë mundësi të ndiqnin studimet online, nuk patën asnjë mbështetje për punësim, asnjë paketë ndihme.

Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti? Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre??

Është më keq se në diktaturë.

Por historia ka treguar që diktaturave fundi u vjen nga të rinjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re