Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur më 1 prill, nuk është një shaka 1 prilli. Konkretisht, dikush në Britaninë e Madhe bleu një Ferrari 488 GTB, por ngazëllimi shpejt u zëvëndësua me dëshpërim, pasi ai e aksidentoi atë gjatë rrugës për në shtëpi, rreth 3 kilometra larg vendblerjes.

Sipas policisë lokale, asaj në Derby, 488 GTB u ble në mëngjesin e 1 prillit dhe kaloi vetëm pak minuta në rrugë deri në përplasje. Fatmirësisht në të nuk ka të lënduar, përveç krenarisë së shoferit. Një Ferrari 488 GTB i vitit 2017 i blerë në një përfaqësi aty pranë Baytree Cars në Derby, Angli, pikërisht në rrugën ku ndodhi aksidenti.

Makina kishte vetëm 21.565 kilometra, aq sa kishte bërë pronari i parë me të.

Me 690 kuajfuqi, arrinte 100 km/h në 3 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e kishte deri në 330 km/h.

Megjithatë, pronari i ri nuk dukej se ishte i vetëdijshëm për aftësitë e makinës. Për fat të mirë, ai kurrë nuk e arriti atë shpejtësi. Ndaj duket se shoferi ka shtypur paksa shumë pedalin e gazit.

Në aksident janë dëmtuar parakolpi i përparmë, kapaku dhe fenerët. Dëmi duket i riparueshëm, por si pronar i ri i një supermakine, shoferi me siguri priste që të paguante muajt e parë vetëm në pikat e karburantit dhe jo në punishtet e servisit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re