Artisti i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa i ftuar në emisionin “Ka Motor’” që moderohet nga Ana Haxhimali ka folur për jetën e tij artistik në teatër dhe film.

Xhepa kujton me nostalgji kohën e dikurshme për të cilën thotë se aktorët punonin me orë të zgjatura me shumë pasion dhe pa interes financiar.

“Kjo është ndërtesa unike ku është prodhuar film në kohën e komunizmit nga 53-90, gjithë këto vite. Kjo është ministria e Kulturës, është institucioni do të kishim dëshirë që qeveria të jepte më shumë financa ndaj teatrit dhe filmit. Në 80 kam filluar punë në teatrin. Kam rpreferuar që të jem pjesë e teatrit dhe ekranit, jo shumë aktorë janë të prekur në sheshin e teatrit dhe të xhirimeve të filmave. Unë hyj ndër ata individë që me dashamirësinë ndaj punës por edhe mundësive të mia aktoriale kam qenë në skenë tsi në ekran. Në 40 vite që kam në këtë profesion gati gjysmën e kohës e kam kaluar në këtë obor, kam bashkëpunuar me këta regjizorë, me këta njerëz të kameras të kostumit të dekoreve, jashtë mase kohe kam harxhuar.

Xhirimet ndonjehër fillonin në orën 8 të mëngjesit dhe përfundonin në orën 3 të natës dhe kur lodheshin shoferët zbrisnim në këmbë por isshte një frymë dhe dëshirë e madhe pasioni. Jo se nuk ekziston sot por kishte një formë të bashklëpunuari me nëjëri tjetrin sepse nuk kishte fare interes, sepse njerëzit punonin në pozicione të ndryshme për atë rrogë që merrnin. Ishte dëshira për të bërë film të mir, për të bërë një spektakël të mirë. Nuk ishte mania për të menduar se sa dio fitoj nga kjo punë dhe a do të kem mundëis nesër pasnesër që të shkoj në këto nivele financiare, apo pushime luksi që sot nga 90 dkanë filluar atë rritje galopante të tyre. Kur kthehem këtu vij me kënaqësinë më të madh. Dikur nuk përdonin fare makina por vetëm urbanin për të realizuar dëshirat tona. Ky profesion bëhet për të kënaqur vetveten por bëhet për kënaqësine e publikut , dyfishohet përgjegjësia dhe kënaqësia”, tha Xhepa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re