Deputetja e PD-së, Flutura Açka e ka cilësuar fjalimin e Ramës në Kuvend si “skandaloz dhe me shumë gabime”.

Ligjvënësja demokrate u shpreh se “dikur e kam lexuar me endje këtë njeri në fillimet e para”, por shtoi se “kryeministri me fjalimin e tij më bëri shumë përshtypje”.

Ajo u shpreh se Rama s’duhet të merret me Facebook, por me punët e shtetit.

Flutura Açka: Do flas mbi fjalën e kryeministrit, një fjalë e gjatë gati e mërzitshme, jo e natyrës së tij, as frymëzonte dhe as nuk kishte asgjë të re. Justifikime pa fund dhe ankesa ndaj atyre sharëve nëpër FB, a thua se kryeministri jonë nuk është institucion, që nuk duhet të merret shumë me FB por me punët e këtij shteti, që ka marrë arratinë mesa duket. A thua se duhet të frymëzohet nga FB dhe syber space. Ishte fjalim skandaloz, me shumë gabime dhe justifikime, jo të natyrës së tij.

Dikur e kam lexuar me endje këtë njeri në fillimet e para, në shkrimet e tij. E përshëndes me poezinë e një autori FB, që thotë për ta sharë Ruisën “Rusi, rusi, ke qenë superfuqi tash sje ma”, Kryeministri me fjalimin e tij më bëri shumë përshtypje.

Ju kujtoj moment në ’97 mbas asaj kafes me Milosheviç me Nanon, filloi fushata dhe genocide serb. Kështu vëllazërimet, janë historira që shqiptarët nuk i besojnë shumë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re