Aktakuzën e Prokurorisë Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, publicisti Veton Surroi po e sheh si një fillim dramatik për çlirimin e shtetit nga kapja.

Një koment të tillë Surroi e ka bërë dje derisa ka shpërndarë njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën. “Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka shkruar Surroi.

Përveç Thaçit dhe Veselit, Prokuroria akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, torturë e të tjera.

Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi. Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re