Luis Marishta është shqiptari që mbart një histori suksesi mbi vete. Ai ka kaluar shumë vështirësi, pasi në vitet e para të jetës i është dashur të largohet nga Shqipëria, vetëm me nënën, pas divorcit të prindërve.

Më tej, ka kaluar një jetë si të gjithë emigrantët e tjerë, derisa pësoi një aksident të rëndë. Pasi u bë më mirë, Luisi vendosi të investojë te vetja duke marrë pjesë në seminare të ndryshme, derisa sot është një “netëorker” i suksseshëm, duke drejtuar një grup punonjësish.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Luisi ka treguar të gjithë historinë dhe suksesin ia dedikon nënës së tij.

“Mami ka punuar shumë, ka vuajtur. Imagjinoni në ’92 dhe si mund të ishte situata një grua e divorcuar. Ka vuajtur shumë, një nga familja dhe tjetra nga që ishte femër dhe jo të gjitha punonin atëherë. Ajo edhe në Itali kur kemi ardhur ka punuar dy punë. Kemi shkuar edhe te Karitasi për të marrë rroba, ushqime, por sot ja kemi dal, por jeta është e vështirë.

Unë jam një promtor dhe kam mbrapa 15 këshilltarë investimesh. Kemi analistë që analizojnë merkaton dhe na japin informacionet. Unë kam një agjensi që punojnë të tjerët për mua.

Unë kam qenë fillimisht në një event me 50 persona, nuk kuptova shumë, por kurioziteti më bëri që të mësoja. Kam bërë shumë kurse, kam investuar në shumë evente derisa u futa në internet dhe po dokumentoja për të gjetur një projekt inovativ ku baza të ishte formimi”, u shpreh ndër të tjera ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re