Shtatëdhjetë e gjashtë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ish-rojë e kampit të përqendrimit ka dalë para gjyqit në Gjermani. Ai akuzohet se ka asistuar në vrasjen e 3.518 të burgosurve në kampin “Sachsenhausen”, afër Berlinit.

I identifikuar si Josef S, i dyshuari akuzohet për bashkëveprim në të shtënat kundër të burgosurve sovjetikë dhe në vrasjen e të tjerëve me gazin “Zyklon B”, shkruan BBC.
Ky person është i akuzuari më i moshuar që përballet me drejtësinë gjermane në lidhje me krimet në periudhën e nazizmit.

Dhjetë vite më parë, dënimi i ish-rojës John Demjanjuk u vendos si shembull për t’ua mundësuar prokurorëve ngritjen e aktakuzave ndaj personave që dyshohen se kanë dhënë ndihmë në krimet naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Josef S. Ka jetuar në zonën e Brandenburgut për një kohë të konsiderueshme dhe raportohet se ka punuar si mjeshtër i çelësave. Ai nuk ka folur publikisht rreth gjykimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re