Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergj Hani, i cili garon përballë ish-kryedemokratit Lulzim Basha, është shprehur se dikur ka qenë mbështetës i tij.

Komentet Hani i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhej përjashtuar nga PD për faktin se u shpall “non grata”, por sipas tij, për ngjarje që lidhen që me kohën kur ai ka qenë president, nga viti 1991-1997.

“Problemi është ktu, unë kam qenë një nga mbështetësit e Bashës. Jo për dashuri personale, apo vizionin e tij. Por vetëm se e kam parë PD-në në një moment të vështirë. Edhe ai i detyruar pezulloi dhe përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar dhe më pas nga PD. Berisha duhej përjashtuar nga PD, por jo për faktin se u shpall non grata, por sepse filloi me bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.

Mund të bënte sens në vitin 1991, por jo në vitin 1993. Të përndjekurit kanë qenë tolerant ndaj xhelatëve të tyre. Për një fat shumë të thjeshtë, më kanë thënë pse nuk e vret Spartak Brahon, por se nuk jam Spartak Braho. Basha është një social demokrat. Unë nuk dëshiroj një PD të majtë apo të djathtë, por konservatore, që bazohet mbi 4 shtylla elementare”, është shprehur Hani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re