Soprano Shqipe Zani e ftuar në emisionin “Fol me mua” që modelohet nga Rovena Dilo ka rrëfyer jetën e saj artistike.
Shqipe Zani me shumë nostalgji na tregoi disiplinën e dikurshme të kolegjit ku ajo fillimisht mori dijet e para të muzikës dhe më pas nisi karrierën në art. Gjithashtu Zani vazhdon të qëndrojë aktive në jetën e saj artisike pasi ajo rrëfen emocionet e jashtëzakonshme që përjetoi gjatë një koncerti në Malin e Zi në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
“Unë jam pjesë e shkollës shqiptare dhe të gjithë ata që ishin artisë dhe pedagogë, megjithëse Shqipëria ishte e mbyllur ne kishim fat të punonim me ata, punonim me shumë pasion dhe dashuri. Kur isha e vogël nuk e dija çfarë ishte fjala simfoni, dëgjoja orkestrën në radio që na bleu babai me vështirësitë ekonomike të asaj kohe. Prindërve ja dedikoj sidomos babait karrierën time, kishim disiplinë rregulla dhe dashuria që kishin pedagogët të cilët na thoshin studio dhe puno sepse ke talent dhe mund ta arrish. Literatura muzikore është shumë e rëndësishme kishim shumë pedagogë të mirë që kishin studiuar jashtë dhe ishim me fat.
Liceu i asaj kohe – Ajo disiplinë si në kolegj ne na bëri shumë mirë. Të gjithë bazën ne e morëm tek liceu artistik dhe kemi pasur një drejtoreshë shumë të mirë, Shpresa Mamaqi një grua e jashtëzakonshme. Ai na këshillonte mos e thyej disiplinën sepse vinte prindi dhe të merrte në shtëpi.
Mbaj mend kur kaluam murin e liceut për të parë një film tek kinema Partizani. Të nesërmen u mor vesh që ne kishim lënë liceun. Drejtoresha më tha ti je nxënëse shumë e mirë këtë herë do të paralajmërohesh dhe do të sjellësh prindin, nëse do të ishte dikush tjetër do të ishte përjashtuar. Atë që skano të rinjtë e sotëm në shkollim që bëjnë. Unë kisha objektivin për të shkuar në opera. Kur mbaron shkollën aty nis vështirësia më e madhe.
Më 21 dhjetor dhashë një koncert në Malin e Zi, ende jam aktive dhe më kënaq puna. Isha me fat që zoti më ka dhënë talent dhe këtë fat unë e kam vlerësuar me punë. Kemi qenë në Tuz në Ulqin kemi shkuar disa herë sepse ata janë të gjithë shqiptar dhe pak minuta i ndan nga Shkodra dhe ne kishim zgjedhur një repertor të Shkodrës. Kur dëgjoja spektatorin që ai e dinte muzikën që këndoja unë, ishin të kënaqur. Kisha 7 materiale dhe 4 prej tyre i bëra spektatorët të këndonim së bashku. Kur zoti të jep talent kur del në skenë në këtë moshë duhet ta analizosh veten që të jesh në performancën e duhur.
Isha pedagoge në liceun e arteve, nga shumë studentë që kam pasur. Disa studentë kanë dalë dhe kanë përfunduar solistë në soprano: Romnina Dace, një soprano shumë e mirë. Në opera erdhi edhe Klodiana Ibrahimi nga Shkodra, MBretëresha e Natës nga Mozzart ajo që mbaroi në klasën time”, tregon Shqipe Zani.
…
/faxweb
