Doktor Shpëtim Baçi është kryekirurg dhe shef pavioni në spitalin e Parmës në Itali. Ai është shumë i njohur nga pacientët italianë, pasi i ka ndihmuar ata në shumë raste, sidomos gjatë periudhës së pandemisë shpëtoi shumë jetë.

Mirëpo, Baçi ka pasur një histori jete të vështirë, të cilën e ka ndarë me të gjithë në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”. Ai është ndalur veçanërisht te vështirësitë e fillimit, ku i është dashur të nisi gjithçka nga e para, nga mësimi i gjuhës, studimet dhe deri tem puna si sanitar.

“Unë jam nga Erseka dhe kam mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Prandaj, dua të  falenderoj të gjithë profesorët e mi, sepse na kanë mësuar dhe janë shumë të përgatitur. Unë kam mbaruar në ’92 dhe kanë qene vitet e vështira me sakricë. Prindërit kanë bërë shumë sakrificë për të na mbajtur, që të studionim. Më pas, fillova të punoja si mjek ushtarakë në marinën e Vlorës. Unë punova 7 vjet, dy vjet në Pasha Liman dhe më pas 5 vjet si shef shëndetësie në distriktin detar të Vlorës. Në 2000 u nisa në Itali sepse nusja filloi të studionte këtu si mami-infermiere. Ne ishim të martuar, kishim dhe një djalë, por për t’u bashkuar me familjen, lash punën në Shqipëri dhe fillova në Itali. Në fillim, 6 muaj kam studiuar në universitet për të mësuar gjuhën italiane”, tha ndër të tjera Baçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko