Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar si ndihet tashmë që akuzohet nga SPAK për korrupsion në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke u shprehur se ndihet më i motivuar se kur u përball me diktaturën.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha shprehet se janë mjeranë të gjithë ata që mendojnë se mund ta përulin atë.

Ndërsa gazetarët iu drejtuan duke i thënë se në kohën kur u përball më diktaturën kishte mbështetjen e SHBA, ndërsa sot jo, Berisha u përgjigj duke thënë se “atëherë përveç bashkëshortes sime nuk kisha asnjë”.

Blendi Fevziu: Keni qenë president, kryeministër, si ndiheni tani që gjykata ju kërkon të paraqiteni para saj?

Berisha: Një pjesë do ta them. Ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time. 32 vite më parë kam marrë një vendim dhe ky vendim ishte përballja me diktaturë, nuk ishte i lehtë. I gjithë sekreti i atyre që kanë menduar se nuk do arrija këtu janë mjeran cilido që mendojnë se mund të më përkulë sepse unë e kisha betejë për dinjitetin tim. Nuk kisha asnjë ambicie tjetër. E kam marrë më një meditim të gjatë, isha mjek i privilegjuar, ku bënim studime dhe i publikoni në botë, kisha gradat dhe pasonin për kardiologjinë. Kur vendosa ti them mirupafshim regjimi ishte i dobët por mjetet i kishte të forta. E bëra për dinjitetin tim dhe sot jam i motivuar si atëherë. E kisha betejë për dinjitetin tim.

Gazetari: Atëherë kishit në krah SHBA, sot jo.

Berisha : Atëherë përveç bashkëshortes sime nuk kisha asnjë, që u detyrova t’ja mbush mendjen.

Sa i përket rikthimi të tij serish në politik, Berisha deklaroi se e ka bërë për të mbrojtur interesin publik, dhe për shkak të gjendjes në të cilën kaloi opozita.

Sali Berisha: Insistimi im për të mbrojtur interesin publik, ka qenë më i drejti i jetës sime. Ne 8 vite nuk kam mbrojtur asnjë interes timin. Edhe atëherë nuk e kam bërë për interes tim. Kush shoh se ato vite që u largova u përdorën për të shkatërruar opozitën. Kur shoh sot që qëllimi ishte të vihet në kontroll opozita, them se kam bërë zgjedhjen më të madhe që kam bërë. Nuk jam kthyer se jam shpallur “non grata”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re