Ambasadorja Yuri Kim, gjatë ceremonisë së stërvitjes ushtarake Defender 2023, është shprehur se Shqipëria dhe SHBA-të, ndërmarrë hapa të mëdhenj si aleatë.

yuri kim

Ajo u shpreh se dikur dy vendet ishin të ndarë ndërsa sot, janë aleatë ushtarakë.

Yuri Kim: “Ky është një moment i jashtëzakonshëm, jemi me fat që jemi këtu. Jemi mbledhur në një shesh të përdorur për dhjetëvjeçar nga një diktator i përkushtuar për ta izoluar Shqipërinë nga bota. Shqiptarëve iu thanë se SHBA-të ishin armiqtë e tyre, u detyruan të ndërtonin bunkerë. Shikoni përreth jush sot, një Shqipëri e ndryshuar dhe kjo është historike. Ja ku jemi në Sheshin Nënë Tereza, në një Shqipëri demokratike duke nisur një stërvitje ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2023”. Jemi këtu si aleatë, miq dhe partnerë. Amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, sikurse e thoni ju. Dikur të ndarë veçmas tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtrarakë.  

Që nga Defender 2021 Shqipëria dhe SHBA-të po bëjnë më shumë se kurrë së bashku. Kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj si aleatë.

Do të vazhdojmë të bëjmë histori, jemi krenar që e quajmë Shqipëri vend aleat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re