Qyteti italian, Codogno ka shënuar zero persona të rinj të infektuar,
edhe pse bën pjesë në veriun e Italisë, në zonën e kuqe. Kryetari i
qytetit dhe presidenti i Provincës së Lodi, Francesco Passerini
paralajmëron se kjo ka ardhur si rezultat “i një karantine të bërë
seriozisht”.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që na duket të jetë një
rezultat i shkëlqyeshëm, por ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e
kemi marrë seriozisht karantinën, dhe kjo është padyshim arsyeja pse ne
jemi tani duke dëshmuar rënien për të cilën shpresonim “, tha Francesco
Passerini.

“Beteja nuk ka mbaruar, por nëse vijojmë të sillemi në mënyrë
inteligjente dhe zbatojmë masat e diktuara nga qeveria, atëherë mbeten
vetëm edhe disa javë sakrificë dhe atëherë do të jemi jashtë saj”, ka
përfunduar kryetari i bashkisë raporton “Il Giornale”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re