Gazetari ukrainas Vladislav Mainstruk gjatë një interviste ekskluzive për “Fax News” ka folur për pushtimin rus për të cilët thotë se nuk po mbajnë fjalën e tyre për armëpushim.

Mainstruk thotë se si pasojë e bombardimeve është e pamundur që të flesh i qetë në Ukrainë. Sipas tij, Putin vazhdon gënjen ndërsa kërkon që dikush duhet ta ndalë pasi është një diktator shumë i rrezikshëm.

“Është e vështirë dhe vazhdimisht ka alarme për sulme dhe shumica e njerëzve vrapojnë të strehohen. Fatmirësisht ka ende dyqane hapur për të blerë ushqime. Të flesh me predha në kokë është shumë e vështirë, në fillim kishim 48 orë pa gjumë, por tashmë kur kanë kaluar mbi 10 vite nga lufta jemi mësuar dhe përpiqemi të bëjmë disa orë gjumë. Qetësohemi kur predha nuk godet pallatin tonë, njeriu përshtatet. Ka ende disa dyqane të vogla që kanë ushqime aty i blemë. Rrjeti i marketeve janë larguar por ka ende dyqane të vogla.

Duhet të krijohet korridori humanitare, por kur bëhemi gati për të ndihmuar personat që duan të largohen nisin pabesisht bombardimet, kjo është Rusia që nuk e mban fjalën e saj duke na sulmuar. Rusia vazhdimisht gënjen njësoj si përalla e Pinokut, tani kur Putin gënjen atij i zgjatet tavolina.

Askush nuk e di ku është Punin, biles as Putin nuk e di ku ndodhet është një person shumë i rrezikshëm që duhet të ndalohet sa më shpejt, është shumë i rrezikshëm dhe duhet të ndalohet ky diktator i përgjakshëm. Putin është i trullosur jo nga kokaina por nga pushteti thotë gjëra pa asnjë kuptim. NATO nëse ka frikë të hyjnë në konflikt me Rusinë shpresoj që të ketë njerëz që ta ndalojnë këtë diktator të përgjakshëm.

Të premten presidenti ynë ishte i ashpër me NATO-n i akuzpoi si frikacakë, dhe NATO është e gatshme për të mbrojtur aleatët e NATO-s. As Kina nuk do të lejonte luftë atomike. Rusia është e vetme nuk ka as treg dhe është e varfër. Rusia duket e vetme në këtë moment pasi edhe Kina nuk i ka dalë në krahë”, tha Mainstruk.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re