Njësoj si çdo ditë banorët e “5 majit” kanë vijuar rezistencën dhe janë kundër prishjes së banesave të tyre.

Ditën e djeshme familjeve të kësaj zone u ka mbërritur një tjetër njoftim për të liruar banesën pasi më datën 22 shkurt IMT me Bashkinë e Tiranës do të ndërhyjnë për të prishur banesat e radhës.

Gjatë prononcimit për “Fax News”, banorët kërkojnë që të marrë dëmshpërblim sipas ligjit pasi ata thonë se 3 kurorë nuk mund të jetojnë vetëm në një banesë por të marrim kompensimin ashtu siç u takon.

Nëna Liza:
Nuk ka ardhur asnjë nëse jemi gjallë apo kemi vdekur , po nuk morëm poërgjigje për bashkinë ne nuk dalim që kështu. Qysh në datën 19 s’ka ardhur askush të pyesë. Isha dje në komisioni i ligjeve dhe askush nuk e can kokën. Më nxorën familjen jashtë dhe askush nuk jep përgjigje. Ne nuk kemi cështje politike vetëm kërkojmë të drejtën tonë. Duam kontratë të rregullt kur ta firmosë Veliaj me vulë dhe noter. Prej 15 vitesh ne nuk e dimë se ku jemi. Duam metër për metër të kompensohemi, skemi lidhje me politikën, i kemi bërë me mundin dhe djersën tonë. Ky prish gjithve nuk e di ku do ndalet, jo se nuk ka lekë bashkia por ky nuk don. Pje nuk erdhi dje unë jam plakë dhe nuk trembem, ai trembet me 10 vetë. Edhe po e rrëzoi shtëpinë unë do të fle këtu në çadër.

Banor: Kontrata ka probleme. Veliaj nuk jep kontratë të rregullt, metra katrorë as dokument të noterizuar. Ky na premtoi , unë jam duke pritur të bëhet ky pallat këtu unë futem brenda me hgru me fëmijë dhe le të vijë të më nxjerrë nga shpia. Unë kam firmos nkontratën se smarr vesh jam me 4 klas shkollë, ne jemi 3 kurorë familje brenda një banese, vec babai mori bonos qeraje. Edhe ne të tjerët jemi brenda. Kontrata është skandaloze.

Banor: Dje na ardhur lajmërim, për datën 25. Thotë njoftim nuk thotë vendim. Pra duhet një vendim, janë 10 familje. Nuk ka vlerë juridike marrëveshja. Ku do ti marrim me vete në varr gjithë këto lekë që kanë vjedhur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re